Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ndikimi i Soros për reformën në drejtësi ishte shumë i madh. Berisha tha e opozita kundërshtoi me suksesin më të madh dhe do të kundërshtojë ato që kërkonin dhe kërkojnë që drejtësinë ta ketë kryeministri në dorë.
“Ndikimi i Sorosit ishte shumë i madh. Ne kundërshtuam me suksesin më të madh dhe do të kundërshtojmë ato që kërkonin ti jepin dretësinë kryeministrit. S’ka opozitë në botë që voton që drejtësia t’i jepej Kryeministrit”, tha Berisha.
Berisha tha se opozita nuk do të lejojë asnjë hap që i jep drejtësinë, Kryeministrit. “Nuk i trembem reformës në drejtësi. Nëse ka njeri që ka zero impression nga kjo jam unë. Kam zbatuar gjithmonë ligjin. Nuk ka sot njeri në Botë që më detyrohet ose i detyrohem 1 qindarkë. Jam më i qetë se çdokush tjetër në tokë, por luftoj për një parim: drejtësia s’mund të bëhet pjesë e ekzekutivit. U bënë përpjekje monstruoze për t’i dhënë Edi Ramës drejtësinë në dorë”, tha Berisha.
Referuar votimit të marrëveshjes në Kuvend, pjesë e së cilës ishte edhe votimi i Vetting, ish-Kryeministri sqaroi se “dje u votuan përfaqësuesit e opozitës në Komisione, tani do jenë ekspertët që do shohin të gjithë proçesin”.
“Ata që mendonin se opozita nuk votonte Vettingun përsërisnin si papagall mashtrimet e Edi Ramës. Vettingu ishte operacion i opozitës. Kushtetuesja ka konstatuar probleme që duhen adresuar. Në përgjithësi ligji është kushtetues, por një nga problemet është që ky komision do ketë nën kontroll veprimtarinë e drejtorëve të Ramës. A do rishikohet ligji apo jo, por drejtorët duhet të jenë nën kontrollin e këtij komisioni. Ligji i vettingut do vlerësohet nga Komisionet përkatëse nëse duhen adresuar problemet e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese. Bordi i Monitorimit nuk ekziston në Kushtetutë. Di që këtë e kanë kundërshtuar edhe Kuvendi dhe Presidenti”, tha Berisha. /360grade.al/