Ka marrë një urim special me rastin e ditës së lindjes ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj.
Bashkëshortja e tij, Esmeralda Demiraj nuk i ka kursyer fjalët e embla dedikuar bashkëshortit të saj dhe teksa e ka uruar publikisht në rrjetin social Facebook, i shkruan se ai eshte jo vetëm burri i jetës së saj, por edhe mbreti i endrrave te saj.
Urimi vjen ndërkohë që në rrjetet sociale u aludua për një raport jo të mirë mes tyre, madje u përfol edhe se ishin ndarë.
Vetëm pak ditë nga emërimi i tij në detyrën e re, në rrjetet sociale u shkruajt se ai ishte një person i dhunshëm e për këtë u përol se ishte ndarë nga bashkëshortja.
Teksa sheh dedikimin e gruas, mund ta kuptosh fare mirë se gjithçka ka qenë sajesë. /360grade.al/