Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, Partia Agrare Ambjentaliste është tërhequr sot nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë, duke ia lënë kështu në dorë 100% fatin e datës së zgjedhjeve marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kreu i PAA, Agron Duka konfirmoi kjo tërheqje është dhe pjesë e paktit të arritur mes palëve.
Ndersa Aleanca Popullore njofton se sot ne orën 10.30 Kolegji Zgjedhor do te marr ne shqyrtim Kërkese Padinë për pavlefshmëri te dorëzimit te listave shume emërore nga ana e AP-se.
Komunikata e shtypit e kësaj partie politike pjese e Koalicionit te Majte për Shqipërinë e Evropiane me ne krye partine socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, thuhet qe përballe trupës gjykuese do te jete vete kryetari i partia Aleanca Popullore, z. Artur Dojaka
“Ky vendim ka rendësi sepse padyshim qe do ishte një vendim i cili i pararende vendimit qe do marre trupa perkatese e Kolegjit Zgjedhor ndaj Kërkese Padisë realizuar nga Opozita dhe partia Agrare Ambientaliste.
Ju ftojmë ta ndiqni dhe te bashkëpunojmë ne te mire te te gjithë
shoqerise dhe tejkalimit te krizës te tej-zgjatur politike qe jep kosto për te gjithë vendin.” – shkruhet ne komunikatën për shtyp shpendare edhe sot ne Media.
Burime nga AP bejne me dije se kjo parti eshte Pro Marreveshjes Rama – Basha dhe e mbeshtet ate, por sipas Artur Dojaka, kryetar i kesaj partie, AP do fonsionoje gjithmone si garante e Shtetit Ligjor.