Home KRYESORE Basha u prek nga “pluhuri misterioz” në miting, anullon takimet në Lushnje

Basha u prek nga “pluhuri misterioz” në miting, anullon takimet në Lushnje

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte mes të infektuarve nga pluhuri misterioz që dyshohet se u shkaktoi probleme me shikimin dhe irritim të lëkurës rreth 50 pjesëmarrësve të mitungut hapës të fushatës elektorale në Tiranë.

Basha ka qenë mbrëmë në spital edhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është dërguar në shtëpi.

Por për shkak të problemeve në shikim, ai ka anulluar sot 3 takime elektorale.

Zyra e shtypit e PD njoftoi se ai do të ishte në 10:00 në Divjakë, në 11:00 në Lushnje dhe në 12:30 në Roskovec.

Por pak më vonë u njoftua zyrtarisht se këto takime janë anulluar. /Lapsi.al

Share: