Home KRYESORE Basha: Luftë totale paqësore, zgjedhje moniste nuk do ketë në 18 Qershor!

Basha: Luftë totale paqësore, zgjedhje moniste nuk do ketë në 18 Qershor!

Ofertën e kryeministrit Rama për t’u futur në zgjedhjet e 18 qershorit, Lulzim Basha e quan lëmoshë, që PD nuk do ta pranojë.

Direkt pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, Basha tha se është marrë vendim për organizmin e një proteste të madhe në 13 Maj në Tiranë qe qellimin për të ndalur marrjen e vendit peng me zgjedhje fasadë dhe moniste.

Të shtunën në orën 12:00, ndërsa Edi Rama dhe Ilir Meta do të jenë në fushatë, PD do të jetë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, ne “luftë totale paqësore dhe demokratike, për të mos lejuar marrjen e vendit peng nga krimi dhe droga”.

Basha shfrytezoi rastin te perseriste se nuk ka vendim për bojkot të zgjedhjeve dhe se aksioni opozitar synon të kundërtën: zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Share: