Kryeministri Rama ka komentuar sot me batuta listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai ka pyetur në një takim elektoral simpatizantët e PS-së se cilin nga kandidatët e PD-së do ta merrnin qoftë për një ditë të vetme si shërbyes në shtëpi. Teksa është përballur me përgjigjen “Asnjë”, Rama është përgjigjur vetë.
“Imagjino të kishit vetëm një ditë në shtëpi Gridën shërbyese se çfarë do bëhej?
Do përfundonit duke u kap për flokësh. Tani na ka ardhur në Tiranë. Pasi e shembi Vangjushi në Durrës vjen në Tiranë. Kujton se tironsit janë më budallenj”, tha Rama.