Këshilltari i kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka zbardhur sonte në emisionin “Opinion” batutat midis Ramës dhe Bashës në takimin me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani.
Vangjeli tha se menjëherë mes tyre pati debat dhe batuta.
“Ka qenë Basha i pari ai që ka nisur të lexojë kushtet e opozitës dhe Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë: “Mos më fol si në çadër se hutohem dhe nuk të ndjek dot”, ka thënë Vangjeli.
Sipas tij, që në atë moment, u duk që nuk do të kishte marrëveshje.