Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se si e afruan me Partinë Demokratike. Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë.
Ajo tha se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime dhe se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova.
Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.
“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mij. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, është shprehur kandidatja Doda, shkruan panorama/360grade.al/