Home KRYESORE Ben Blushi mesazh për Astrit Patozin

Ben Blushi mesazh për Astrit Patozin

Jo pak njerëz ka habitur vendimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha për të lënë jashtë listave për kandidatë Astrit Patozi. Mëngjesin e sotëm ka qenë kreu i Libra-s, Ben Blushi ai i cili ka bërë një mesazh për Patozin, duke i kërkuar leje që ai të flasë edhe në emrin e tij në Kuvend.

Mesazhi i Ben Blushit PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI:

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerëzit e rrallë që e dëgjoja kur fliste.

Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë.

Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti s’do jesh aty për të më thënë:

Ben u mbyll ndërmarrja, punëtorët ikën në shtëpi.

Share: