Home KRYESORE Çfarë biseduan 9 kongresmenët amerikanë me Bujar Nishanin?

Çfarë biseduan 9 kongresmenët amerikanë me Bujar Nishanin?

9 kongresmenë amerikanë janë sot në Tiranë në një moment që Partia Socialiste po shkon me aleatët e saj drejt zgjedhjeve të 18 Qershorit, pa opozitën dhe vetem me 15 parti politike. Fillimisht kongresmenët janë takuar me Presidentin Nishani.

Presidenca e Republikës ndërkohe njofton se: “Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend”.

Share: