Home KRYESORE Çfarë thotë Sali Berisha për një qeveri PS-PD pas zgjedhjeve

Çfarë thotë Sali Berisha për një qeveri PS-PD pas zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për një koalicion të madh PS-PD pas zgjedhjeve.

“Vetë pozicioni im nuk më lejon që të jap parashikime. Këto janë probleme të liderëve të partive. Pika që thotë se lideri i mazhorancës dhe opozitës duhet të vashdojnë dialogun edhe pas zgjedhjeve ka një rëndësi kapitale. Dialogu nuk është bashkëqeverisje. Ai është i një rëndësie për vendin. Unë i kam thënë qëndrimet e mia për koalicionet. Unë jam jashtë rolit për të vendosur. Unë nuk e kuptoj ashtu” –tha Berisha.

A ka një marrëveshje paraprake mes Ramës dhe Bashës paraprakisht për këtë çështje?

“Unë nuk jam për koalicione të mëdha. Por le të mos avancoj unë në mendimet e mia. Sepse nuk është kompetencë e imja. Unë gjykoj që megjithëse ka pasur një tendencë që ta shtrojnë këtë problem. Ky model i koalicionit të madh me bazë të gjerë këtu nuk shkon. Në Gjaremani, atje shkon shkëlqyer, por ata njerëz zbatojnë ligjin. Unë nuk di dhe nuk besoj se ka një plan për koalicion të gjerë” – e mbyll Berisha justifikimin e tij.

Share: