Koloneli i forcave Komando, Dritan Demiraj, ka marrë zyrtarisht detyrën e tij të re, atë të ministrit të Brendshëm.
Ceremonia e shkurtër është zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë, të cilën Demiraj do e drejtojë në kuadër të marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Demiraj ishte i shoqëruar nga zv/kryeministrja Linda Mandia, ndërsa në këtë ceremoni nuk ka qenë paraardhësi i tij, Fatmir Xhafaj. Duket se Xhafaj ka zgjedhur të mos presë Demirajn për t’I dorëzuar detyrën.