Home KRYESORE Diplomacia greke me avazin e vjeter te kushtezimeve

Diplomacia greke me avazin e vjeter te kushtezimeve

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ditet e fundit Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise, Kotzias ka shigjetuar Shqiperine me nje gjuhe diplomatike tejet anakronike. Ne kete sulm diplomatik ai ka akuzuar Tiranen per perpjekje per ‘Shqiperine e Madhe’, te cilen Greqia e Kotzias ‘nuk do ta lejoje’. Me kete deklarate Kotzias hyn ne koralen e nacionalizmave Serbo-Maqedone me dirigjim nga Kremlini.

Me tej shefi i diplomacise greke, Kotzias ka renditur edhe ‘kushtet’ qe Greqia i vendos Shqiperise ne procesin e antaresimit ne BE. Ne kete deklarate kushtezimesh, Kotzias nuk harron te perfshije edhe ‘te drejtat e minoritetit etnik Grek ne Shqiperi’.

Si askush perpara tij ne ate post, kryediplomati Grek Kotzias deklarohet se Greqia do e kushtezoje voten e saj per antaresimin e Shqiperise me kerkesat e saj. Madje Kotzias e quan ‘gabim qendrimin e Greqise pro antaresimit te Shqiperise ne NATO pa marre asgje ne kembim nga Shqiperia’.

Me fjale te tjera diplomacia Greke i kthehet avazit te vjeter te kushtezimeve te fqinjeve te saj me voten kunder integrimit te tyre ne strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.

Shume vite me pare nje avaz te tille kushtezues Greqia e ka perdorur kunder fqinjit Lindor, Turqise me njemije e nje arsyetime. Ne dekaden e fundit avazin e vjeter te kushtezimeve Greqia e ka perdorur kunder Maqedonise lidhur me emrin e saj. Tani po i’a paralajmeron edhe Shqiperise.

Nese keto kushtezime diplomacia Greke do u’a vinte fqinjeve ne respekt te kritereve te Kopenhages per antaresim do pranonim qe po synon europianizimin e Ballkanit ne rrugen drejt Euro-Atlantizmit. Por e verteta eshte ndryshe.

Se pari, Greqia vendos kushtezime vetem nisur nga interesat e saj egocentriste per dominim ne Ballkan. Per shume vite, perpara zhytjes ne krizen financiare te saj, Greqia ‘shpalli veten paternalistja Evropiane e Ballkanit’. Ishte fundosja e saj ne krizen e thelle financiare qe e beri te terhiqej nga paternalizmi ndaj Ballkanit.

Se dyti, avazi diplomatik Grek i keshtezimeve ndaj fqinjeve te saj ne proceset e integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike nuk bazohet as te fryma dhe as te vlerat dhe interesat e ketyre organizatave. Diplomacia Greke e perdor avazin e kushtezimeve te fqinjeve ne rrugen e integrimeve vetem e vetem bazuar ne interesat e saj nacionaliste.

Diplomacia Greke e perdor, e shperdor dhe e abuzon poziten e saj te anetarit te NATO dhe BE per perfitime te mirefillta nacionaliste. Kjo sjellje nacionaliste Greke nuk ka asgje te perbashket me vlerat e hapsires Evropiane dhe Euro-Atlantike. Keshtu, Greqia po jep nje model jo te mire per vendet aspirante Ballkanike per antaresim ne strukturat Evropiane dhe Euro-Atlantike.

Se treti, avazi i diplomacise Greke te kushtezimeve perdoret nga ky shtet per te mbuluar problematika serioze qe ka me fqinjet e vet. Eshte ne thelb nje taktizim diplomatik per te ndryshuar agjendat dypaleshe sipas interesit Grek, per te zhvendosur prioritetet diplomatike me fqinjet, per te larguar vemendjen nga kriza te caktuara, apo per te realizuar nje mobilitet artificial krizash neper Ballkan.

Pra Greqia e vogel perpiqet te beje loje te madhe. Mesa duket ‘Megaliidea’ eshte shnderruar tanime nga doktrine nacionaliste Greke ne menyre te menduari dhe stil diplomatik Grek. Mirepo Greqia nuk ka dhembe per oreks kaq te madh mbi Ballkanin.

Ne rastin e Shqiperise avazi i diplomacise Greke te kushtezimeve ka shume gjasa te perdoret kryesisht si taktike presioni sidomos per ceshtjen e Camerise. Por kjo taktike nuk do te mund te terheqe politiken e jashtme dhe diplomacine e Shqiperise nga kerkesat e drejta per Camerine.

Politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare do insistojne per abrogimin e ligjit te luftes qe Greqia mban me Shqiperine; do ngrejne ceshtjen e genocidit Grek mbi popullsine civile came gjate Luftes se Dyte Boterore; do kerkojne ripatriotizimin e cameve ne trojet e veta nga ku u pastruan etnikisht me dhune; do kerkojne rikthimin e pronave te tyre ne Cameri.

Ceshtja Came ka hyre ne rruge pa kthim. Tanime Cameria dhe ceshtja e saj po nderkombetarizohet nga Brukseli deri ne ShBA. Prandaj ate nuk mund ta ndaloje as ‘megaliidea’ e vjetruar dhe as avazi i diplomacise Greke te kushtezimeve me proceset e integrimeve.

Le t’i kujtojme Greqise se eshte vete ajo antarja me e kushtezuar brenda Bashkimit Evropian per shkak te deshtimit me te madh ekonomiko-financiar ne historine e organizates. Nga krenaria Evropiane e antikitetit Helen, Greqia e sotme eshte shnderruar ne te ‘semuren e Evropes’. Pra, nuk eshte me Greqia e Aristotelit, Platonit, Sokratit, Tuqididit…

Shqiptaret kane nje shprehje popullore qe i shkon per shtat sjelljes se avazit te diplomacise Greke te kushtezimeve…”dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”. Keshtu nuk fitohet respekt, por behesh grotesk ne marredheniet nderkombetare, vecanerisht ne ato me fqinjet.

Share: