Home KRYESORE Disa shprehje filozofike që mund të kenë ndikim në jetën tuaj

Disa shprehje filozofike që mund të kenë ndikim në jetën tuaj

Jeta mund të marrë për lart. Jeta mund të marrë për poshtë. Dhe në ditët e këqia, ju pyesni veten nëse do të gjeni forcën për të kapërcyer pengesat që shfaqen në jetën tuaj.

Zhgënjimi mund të jetë shkatërrimtar, por ky nuk është fundi i historisë tuaj. Ka shumë gjëra të tjera përpara, dhe këto thënie me siguri do ju japin forcën për të mos u dorëzuar asnjëherë. “Unë nuk i kushtoj vëmendje botës që merr fund. Ka marrë fund për mua shumë herë, dhe pastaj ka rilindur përsëri në mëngjes”. Edhe në ato ditë kur ndjeni sikur bota është shembur mbi ju, mos harroni: të gjithë kemi një mëngjes të ri për t’ia nisur nga fillimi. Eshtë shenjë e cikleve të jetës; errësira pasohet gjithmonë nga drita e diellit, dhe po kështu ndodh me vështirësitë tuaja. Në mëngjes do të rifilloni sërish.

“Gjërat nuk bëhen më të kollajta. Ju thjesht bëheni më të fortë”

Kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar kur jeni duke kaluar kohë të vështira, por duhet të kuptoni se kurrë nuk do të ndeshni në ndonjë gjë që nuk mund ta përballoni. Duket sikur universi ofron mjaftueshëm sa për t’ju tendosur pak, që të jetoni disi jashtë zonës tuaj të rehatisë. Ju jeni mjaftueshëm të fortë për të kapërcyer vështirësitë dhe jeni duke u forcuar çdo ditë. Mbani mend: pas një jave, një muaji, një viti, do të ktheni kokën pas dhe do të mendoni: si ka mundësi që isha kaq e stresuar? Shenjë që jeni forcuar.

“Duhet të presësh gjëra të mëdha nga vetja jote, përpara se t’i bësh ato”

Mos harroni se jeni të fuqishëm përtej asaj që mund të imagjinoni. Mund t’ju duket budallallëk ta mendoni kështu, por, a është e dobishme të ulni veten? Si mund të jetë e dobishme që të mendoni më pak për veten tuaj? Mund t’ju mbajë të sigurtë për pak kohë teksa u fshiheni streseve të jetës së përditshme, por ku të shpie kjo? Në kurthin e një jete që as nuk e doni. Në vend të kësaj, prisni më shumë, ëndërroni më shumë, mos u zgjoni kurrë nga ëndrrat tuaja dhe zgjidhni që, edhe në kohë të vështira, të mbani fort vizionin e asaj që jeni duke krijuar. Historia juaj nuk ka mbaruar.

“Një e çarë e vogël nuk do të thotë që je thyer. Do të thotë që je vënë në provë dhe nuk je bërë copë e çikë”

Mos lejoni që të mendoni se një gabim ose një pengesë është një sinjal i ardhjes së fundit. Nuk është! Ju jeni ende në këmbë – pak të dobët, pak të pasigurt, por jeni ende në këmbë. Kjo tregon forcën e brendshme dhe është diçka mbi të cilën mund të ndërtohet.

“Në momentet më të errëta duhet të fokusohemi për të parë dritën”

Aristotel Onasis Ka gjithmonë një rrugë drejt triumfit, pavarësisht nga pengesa që hasni. Ju duhet të refuzoni t’i dorëzoheni dëshpërimit dhe ta kërkoni këtë rrugë. Mos harroni se, gjithçka që ndeshni është brenda mundësive tuaja për t’u përballuar, kështu që qëndroni në rrugën e duhur, kërkoni dritën dhe vazhdoni të ecni përpara.

“Gabimet janë provë që jeni duke u përpjekur”

Njerëzit që nuk bëjnë gabime, sigurisht që nuk janë ata që arrijnë të jetojnë një jetë të mrekullueshme. Jo, këta janë njerëz që bëjnë shumë pak dhe nuk kanë asnjë ndikim. A doni të lini një trashëgimi të një jete? Atëherë fiksojeni se gabimet janë pjesë e procesit.

“Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush”

Gjithmonë do të gjendet dikush që rri tek gardhi dhe që ka një opinion për atë që ju jeni duke bërë. Rrethohuni me njerëz pozitivë dhe dijeni mirë se, ata që duan t’ju ulin poshtë nuk e meritojnë kohën tuaj.

“Unë s’jam ajo që ndodhi me mua. Unë jam ai që vendos të bëhem”

Gjithmonë e keni një zgjedhje për hapin tuaj të radhës, sepse nuk është produkt i asaj që ka ndodhur me ju, është një produkt i veprimit që ju zgjidhni të bëni përditë, për t’u bërë personi që keni vendosur të bëheni.

“Shko sa më larg që të mundesh, dhe pastaj hidh edhe një tjetër hap”

Ju mund të mendoni se keni arritur në fund të udhëtimit tuaj, por pastaj, kur vendosni ta hidhni atë hap shtesë, e kuptoni se jeni më i fuqishëm se sa i keni dhënë meritë vetes. Një hap shtesë mund të jetë dallimi mes të marrjes së asaj që dëshironi dhe qëndrimit të mbërthyer në të njëjtin ku ishit dikur. Shkoni, vazhdoni të ecni përpara.

“Mos e gjykoni çdo ditë nga të korrat që merrni, por nga farat që mbillni”

Këtë mso e harroni: në fund, është veprimi i pandalur që shpërblen. Shumica e njerëzve i kalojnë ditët duke kërkuar rezutate dhe për shkak se rezultatet janë të ngadaltë në ardhje, mendojnë se nuk po bëjnë mirë sa duhet, dhe kështu ndalen fare. Ata që fitojnë, janë ata që shohin përtej rezultateve të të sotmes. Ata e dinë se gjithçka vjen në kohën e duhur, por duhet të vazhdosh të punosh. Me kalimin e kohës, ajo që ke mbjellë do të lulëzojë. Kurrë, kurrë mos hiqni dorë! / Bota.al

Share: