Home KRYESORE ‘Dosja Shullazi’, dy ish ministra dëshmitarë

‘Dosja Shullazi’, dy ish ministra dëshmitarë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që në gjyqin kundër Emilano shullazit të thirren si dëshmitarë dy ish ministrat e qeverisë Rama: Lindita Nikolla dhe Saimir Tahiri, për tu pyetur lidhur me kërcënimet ndaj Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

Gjithashtu, prokuroria kërkon që për të njëjtën çështje, të dëshmojnë edhe zyrtarë të policisë: Haki Çako e Ervin Hodaj, si dhe Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës e Dhori Kule, paraardhësi i tij.

Mes të tjerash, Prokuroria akuzon grupin e Emiljano Shullazit për ngjarjen e prillit 2016 kur Dhori Kule e Mynyr Koni u kërcënuan me qëllim që profesor Koni të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Prokuroria akuzon grupin e strukturuar kriminal, të drejtuar nga shtetasi Emiljano Shullazi për disa ngjarje kriminale të kryera në periudhën 2014-2016 dhe njëra prej tyre është edhe “kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule”

Share: