Home KRYESORE E njohu në Facebook, 29 vjeçari tenton të përdhunojë 22 vjeçaren

E njohu në Facebook, 29 vjeçari tenton të përdhunojë 22 vjeçaren

Një 29 vjeçar nga qyteti i Lezhës është shpallur në kërkim pasi ka tentuar të përdhunojë një shtetase 22 vjeçare.

I riu është identifikuar si Xhevahir Gera dhe pasi ka njohur përmes rrjetit social Facebook shtetasen I.R, kanë, kanë lënë një takim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe është denoncuar në Komisariatin nr.5 nga shtetasja. Burime nga Policia thanë dje se, sipas kallëzimit të së resë, djali nga Lezha ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të, teksa po e përcillte me makinë për në shtëpi.

Sipas vajzës, 29 vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në momentin që ajo ka bërë rezistencë dhe ka nisur të bërtasë e të kërkojë ndihmë.

Ajo në një moment ka arritur të hapë derën e makinës dhe ka dalë në rrugë duke vrapuar në drejtim të shtëpisë.

Në këtë kohë 29 vjeçari i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa e dëmtuara është paraqitur në Komisariat ku ka bërë denoncim për atë që kishte ndodhur.

Burimet thanë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i cili akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentative.

Share: