Home KRYESORE Ende pa marrëveshje, Rama lë ofertën në tavolinë…

Ende pa marrëveshje, Rama lë ofertën në tavolinë…

Duket se largimi i kryeministrit Edi Rama nga takimi me Lulzim Bashën eshte pa një marrëveshje, megjithese nuk i ka dhënë fund negociatave.

Lapsi.al shkruan se qëndrimi në presidencë i Lulzim Bashës erdhi pasi Rama la në tryezë ofertën e tij.

“Mendohuni! Nëse bini dakord më thoni për teknikalitetet” kanë qenë fjalët e fundit që kryeministri ka thënë para se të dilte nga takimi.

Tashme vendimi mbetet në dorën e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjedhje apo për të refuzuar edhe njëherë ofertën që i bëhet opozitës. Mësohet se Lulzim Basha u konsultua edhe me presidentin Nishani për hapat që do të ndërmarrë, gjithsesi refuzimi i Ramës për t’u dorëhequr e bën të vështirë vendimin e Bashës.” – shkruan Lapsi.al

Share: