Ky është rasti i veçantë i një nënë 15-vjeçare, e cila fëmijën e parë e ka sjellë në jetë në moshën 14-vjeçare, ndërsa tani pret fëmijën e dytë. E quajnë Mollie Syrigos, është nga Melbourne dhe në vitin 2016, kur ishte vetëm 13-vjeçe, ra shtatzënë për herë të parë. I dashuri i saj, Oscar Wilks ishte 15 vjeç kur u bë baba ndërsa tani çifti është duke pritur fëmijën e dytë. Nëna e re sapo ka nisur gjimnazin dhe e gjithë jeta e saj ka ndryshuar tërësisht. Molly thotë se kujdeset me qejf për të vegjlit, edhe pse ka nevojë për ndihmë nga e ëma, por gjithmonë është ndier e gjykuar dhe e paragjykuar nga të tjerët, pasi është bërë nënë në një moshë kaq të re./360grade.al/