Home KRYESORE “Forca Rinia” ankimon në K.Zgjedhor për regjistrim jashtë afatit të PD dhe...

“Forca Rinia” ankimon në K.Zgjedhor për regjistrim jashtë afatit të PD dhe PR

“Forca Rinia” me anë të kryetarit z.Dritan Broka ka dorëzuar sot një kërkesë ankimore në Gjykatën e Apelit drejtuar Kolegjit Zgjedhor lidhur me regjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.

Ne e konsiderojmë anti-ligjor regjistrimin e këtyre dy partive në zgjedhjet e qershorit 2017. Ne e konsiderojmë se regjistrimi i tyre është bërë jashtë afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor neni 64/1. Kështuqë si pasojë e kësaj shkeljeje flagrante Partia Demokratike dhe Partia Republikane duhet të ç’regjistrohen nga zgjedhjet.

Neni 64 i Kodit Zgjedhor “Regjistrimi i partive politike në zgjedhje” përcakton se: 1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Procedurat për mënyrën dhe kohën e thirrjes së zgjedhjeve të përgjithshme, si një nga mekanizmat bazë për garantimin e ushtrimit të sovranitetit popullor, nëpërmjet demokracisë përfaqësuese, përcaktohen saktësisht në ligj, me qëllim që të garantojnë sigurinë juridike për subjektet zgjedhore që konkurojnë, për të mos lejuar avantazhe apo disavantazhe nëpërmjet tyre, për të garantuar ushtrimin e funksioneve normale të organeve që administrojnë zgjedhjet, e për më tepër, për të parandaluar ushtrimin e pushtetit arbitrar për të ndikuar në mënyrën dhe formën e organizimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu bëjmë me dije se shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të trupës gjykuese dhe relatorit të Kolegjit Zgjedhor, do të zhvillohet nesër (datë 30 maj) ora 14:30.

“Forca Rinia” do të ndjek çdo rrugë ligjore për të kontribuar për shtetin e së drejtës dhe duke ecur në krah të reformës në drejtësi, që shpresojmë të funksionoi në mënyrë të rregullt. Theksojmë se kjo kërkesë ankimore nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë më pjesëmarrjen e partive në fjalë por më qëndrimin tonë koherent ligjit dhe drejtësisë në Shqipëri.

Ne i bëjmë thirrje dy partive të mëdha si dhe Presidentit të Republikës të ulen e të gjejnë zgjidhje ligjore për zgjedhjet parlamentare. Që nga ndryshimi i datës së zgjedhjeve, i cili është anti-kushtetues por edhe me regjistrimin e partive jashtë afateve të lejuara nga ligji, shkelin rëndë shtetin tonë të së drejtës.

Një shtet që synon të integrohet në Bashkimin Europian duhet të ketë në fukus zbatimin korrekt të ligjit. Një shtët që synon reformën në drejtësi, duhet të respektojë maksimalisht ligjin dhe jo t’a thyej atë, duke filluar shkeljen që nga Kreu i shtetit, Kryeministri edhe të tjerë.

Share: