Home KRYESORE Franca e Monese ne rruge Evropiane…

Franca e Monese ne rruge Evropiane…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Sot perfundojne zgjedhjet presidenciale ne France. Konkurojne Emanuel Macron, perfaqesues liberal i qendres se majte dhe Mari Le Pen, perfaqesuese e te djathtes ekstreme te Frontit Nacional Frances.

Ndeshja midis dy kandidateve ndan dy alternativa krejtesisht te ndryshme mbi ekonomine, sigurine, europianizmin dhe globalizmin.

Emanuel Macron e bazon vizionin ekonomik mbi politika qe synojne uljen e papunesise tek reduktimi i shpenzimeve buxhetore, shkurtimin e administrates, politika nxitese te sipermarrjes, terheqja e investimeve te huaja dhe reformimi i politikave ekonomike dhe financiare te BE. Ndersa Mari Le Pen e bazon vizionin e saj ekonomik te autarkizmi, antiemigracioni, kundershtimi i politikave ekonomike e financiare te BE dhe antiglobalizmi.

Ne fushen e sigurise Emanuel Macron e konsideron te rendesishem bashkepunimin nderkombetar ne luften kunder terrorizmit. Ai mbeshtetet tek kuadri i Aleances se Atlantikut te Veriut. Ndersa Mari Le Pen e kerkon zgjidhjen ne masa ekstreme per mbylljen e kufijve te Frances per emigrantet dhe ne nje sere masash radikale politikash anti-emigrative dhe anti-islamike. Le Pen synon nxjerrjen e Frances nga NATO. Ajo tejkalon keshtu pertej Brexit te BM qe nuk synon daljen nga NATO.

Ne qasjen ndaj Bashkimit Evropian, Emanuel Macron vijon rrugen e Jean Mones, pra fuqizimin e BE, pra zgjerimin dhe thellimin e integrimit Evropian, duke u mbeshtetur te dyshja qendrore Franko-Gjermane. Ndersa Mari Le Pen eshte teresisht kunder BE. Ajo synon daljen e Frances nga BE dhe vijon rrugen e Brexit. Le Pen eshte per nxjerrjen e Frances nga gjithe institucionet Euro-Atlantike.

Ne qasjen ndaj globalizmit Emanuel Macron ka vizione te hapura per konkurrence dhe kooperim nderkombetar. Ai sheh tek BE nje treg te fuqishem ne trendin e globalizmit. Edhe BE synon te fuqizoje bashkepunimin global edhe me partnere global si Rusia dhe Kina, krahas ShBE dhe partnereve strategjike tradicionale.

Ballafaqimi i dy kandidateve per presidente ne France po deshmon serish se Franca, djepi i ‘lirise, barazise dhe vllazerise’, vendi i idealeve Evropiane, atdheu i eterve themelues te Bashkimit Evropian mbetet ne rrugen e Jean Monese-arkitektit te Evropes se Bashkuar.

Share: