Pasi kreu i LSI, Petrit Vasili e konsideroi si antikushtetues pikën e marrëveshjes Rama-Basha për privimin e partive nga e drejta për të krijuar koalicione në zgjedhjet e 25 qershorit, këtij qëndrimi i është bashkuar edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.
Kreu i PSD gjithashtu ështe treguar i drejtpërdrejtë kundër marrëveshjes. Ai tha se pakti shkel Kodin Zgjedhor.
“Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet. Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë”, u shpreh Gjinushi në Top Channel.