Home KRYESORE Goditja e rradhës për listat e PD, tërhiqet të tjetër kandidate

Goditja e rradhës për listat e PD, tërhiqet të tjetër kandidate

Kreu i Partisë Demokratike të Shkodrës, Ramiz Çobaj nuk e ka pritur mirë vendimin e Lulzim Bashës për ta caktuar të 8-tin në listën e kandidatëve për deputetë. Çobaj ka vendosur të tërhiqet nga lista e kandidatëve të Shkodrës.

Mësohet se kreu i PD-së Shkodër nuk ka pasur kontakte me Lulzim Bashën në lidhje me vendin e caktuar për kandidim dhe për pasojë ai është distancuar duke dhënë dorëheqjen. Por, Ramiz Çobaj do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të PD-së Shkodër deri në zgjedhjet e reja.

Kjo është goditja e parë që vjen nga Shkodra për PD-në dhe pakënaqësitë e shfaqura me listat, kur në to mungon edhe emri i Jozefina Topallit, emri më signjifikant i të djathtës në Shkodër, ish-nënkryetare e PD dhe ish-kryetare e parlamentit për 8 vite.

Nderkohe edhe Sazan Guri i pesti ne rrethin e Beratit u terhoq nga gara. Guri tha per Report Tv se terhiqet nga gara sepse kish punuar prej disa muajsh per vota ne siglen e Partise Agrare Ambientaliste. Tashme qe e kishin vene ne liste ne nje vend humbes ai tha se terhiqet.

Guri tha se ishte futur ne gara per te patur profesore ne parlament dhe jo te inkriminuar, shtangiste, sportiste, por profesore dhe sipas tij, duket se Lulzim Basha nuk eshte i interesuar per profesore ne parlament…

Share: