Një 26 vjeçar goditi sot me grushta mjekun e Spitalit Ushtarak, pas mosmarrëveshjeve që pati për nënën e tij dhe kujdesin mjekesor. Nuk dihen shkaqet e sakta te ngjarjes, por i riu është arrestuar nga Policia e Tiranës menjëherë pas incidentit. Mësohet se gruaja e moshuar ishte shtruar në urgjencë.
Sipas informacionit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet SH.SH, 26 vjeç. – “Pas një konflikti në lidhje me mjekimin e nënës, ka goditur me grusht mjekun roje F.N. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thanë burimet policore.