Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po punon me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë për të zbardhur shkaqet e helmimit masiv të qytetarëve pjesëmarrës në mitingun e çeljes së fushatës së PD, ditën e djeshme.
Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në orët e para të mëngjesit janë paraqitur pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.
Po kështu, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.
Ministria e Shëndetësisë thekson se po punohet për zbulimin e shkakut të këtyre simptomave.