Në analizën mbi emrat e kandidatëve , analisti Ilir Kulla u shpreh se në qarkun e Kukësit Basha ka emra shumë të fortë, por e njëjta gjë nuk i rezulton në Korçë ku sipas tij është lista më e dobët e PD. “Lista e Kukësit është shumë e fortë, ndërsa lista e Korçës është më e dobëta. Mund të them që edhe lista në qarkun e Fierit është shumë e mirë”, tha Kulla. Logjikën e Kullës e ka kundërshtuar ish-deputeti Mark Marku i cili e vlerësoi faktin që lista e Korçës dhe e Shkodrës kanë në krye dy akademikë si Romeo Gurakuqi dhe Valentina Duka. Listën e Kukësit e kryeson Flamur Noka dhe të Fierit Enkelejd Alibeaj.