Home KRYESORE Italia pezullon traktatin Shengen për 20 ditë, shkak Samiti i G7

Italia pezullon traktatin Shengen për 20 ditë, shkak Samiti i G7

Il ministro degli Esteri Paolo Gentiloni durante il suo intervento al Palazzo del Quirinale, dove il presidente della Repubblica Sergio Mattarella ha ricevuto i partecipanti alla seconda edizione del Rome Mediterranean dialogues. Roma, 1 dicembre 2016. ANSA/ FABIO CAMPANA

Prej mesnatës së datës 10 maj e deri në mesnatën e 30 majit, Italia ka vendosur të pezullojë Traktatin Shengen e të rivendosë kontrollin e policisë në kufijtë e brendshëm, tokësor, detar e ajror.

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të dekretuar më 06/04/2017 e për të garantuar sigurinë në zhvillimin e rregullt të punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj, Italia ka vendosur që për 20 ditë të pezullojë zyrtarisht Traktati Shengen.

Kjo masë limituese është ndërmarrë për të garantuar sigurinë kombëtare e ndërkombëtare gjatë qëndrimit të liderëve më të rëndësishëm të tokës në Itali për samitin e G7.

Enti Kombëtar i Aviacionit Civil Italian ka informuar të gjithë aeroportet italiane e shoqëritë ajrore për rivendosjen e kontrollit të policisë së kufirit, duke ftuar udhëtarët të mbërrijnë në aeroporte para orarit të parashikuar e me dokumentat e domosdoshme për të kaluar kufirin kombëtar./lapsi.al

Share: