Ambasadorja gjermane në vendin tonë Susanne Schutzka ka përshëndetur vendimin e partisë Socialiste për tu tërhequr nga zgjedhjet e 7 majit në Tiranë. Sipas saj ky vendim i hap rrugën bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e kësaj krize politike.
Ndërkohë ambasadorja gjermane ju ka bërë apel palëve që të shmangin përplasjet gjatë protestave, duke shtuar se dhuna pengon demokracinë.
“Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë.
Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë”- mbyllet deklarata.