Home KRYESORE Lefter Maliqi nuk merr pjesë në hapjen e fushatës me Bashen. Anulon...

Lefter Maliqi nuk merr pjesë në hapjen e fushatës me Bashen. Anulon pjesemarrjen edhe ne Versus ne Report Tv

Lefter Maliqi, kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Beratit, nuk ishte prezent në mitingun e hapjes së fushatës në këtë qark, ku ishte pjesëmarrës edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Një ditë më parë Maliqi paralajmëroi mospjesëmarrjen në mitingun e hapjes, ndërsa i kërkoi kreut demokrat që të takohej me të brenda orës 00:00 të ditës së sotme.

Maliqi ka shprehur pakënaqësitë e tij përsa i takon renditjes në listën e kandidatëve të PD-së për deputet, duke pretenduar të udhëheqë listën në fjalë, e cila kryesohet nga Eduard Halimi. Maliqi kish premtuar te ishte prezent ne emisionin Versus te gazetarit Artur Nura ne Report per te floru pikerisht per shqetsimet e tij ne raport me liderin Lulzim Basha, por e anulloi pjesemarrjen me sa duket duke shpresuar akoma. Tashme PD ka depozituar gjithshka ne KQZ dhe nuk ka asnje gjase qe te rikuperohet rasti i Lefter Maliqit i cili duket tejet i zhgenjyer.

Share: