Home KRYESORE Kapet sasi e madhe droge në Itali, vinte nga Shqipëria, 4 të...

Kapet sasi e madhe droge në Itali, vinte nga Shqipëria, 4 të arrestuar

Kapet sasi e madhe droge në Itali, vinte nga Shqipëria. Sërish drogë nga Shqipëria në Itali.

Policia italiane ka arrestuar së fundmi katër persona të akuzuar për trafik marijuhane në sasi të mëdha: Orfeo Avellino, 45 vjeç, Maurizio Mazzocco, 50 vjeç, Antonio Luigi Berardi, 43 vjeç dhe Sebastiano Mauta, 52 vjeç, të gjithë italianë.

Siç raportojnë sot mediat lokale, në vrazhdën e operacionit të koduar ”Tavoliere Trucks”, agjentët kanë mësuar se Catania ka mbërritur një sasi e madhe droge, një pjesë e së cilës nuk ishte shitur dhe se furnizuesit janë shqiptarë. Droga ishte importuar në Itali nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Catania më 3 Maj, nëpërmjet korrierëve nga Foggia (Itali). Këta të fundit planifikonin ta transportonin lëndën narkotike më Puglia dhe e fshehën në një kamion transporti mallrash.

Pas morri këto informacione, policia e Catania-s përgatiti terrenin për kapjen e trafikantëve. Gjatë paradites së 3 Majit, efektivët pikasën një kamion me një person në bord, që ndiqej nga një “Jaguar”, me të cilën udhëtonin dy persona.

Nga kontrolli i menjëhershëm u zbulua se në dyja mjetet ishin në pronësi të personave nga provinca e Foggia-s, ndaj edhe janë gjurmuar në mënyrë diskrete derisa arritën në një ofiçinë mekanike në Misterbianco.

Pas rreth 30 minutash, nga ofiçina doli një “skuter” e drejtuar nga një personi, e ndjekur nga kamioni dhe “Jaguar-i” të drejtuar drejt korsisë që të lejon daljen në autostradën A/18 Messina-Catania.

Ndërkohë, efektivë të tjerë të policisë të vendosur në afërsi të daljes në autostradë bllokuan kamionin, që drejtohej nga Berardi, dhe makinën, e drejtuar nga Avellino e Mazzocco.

Pas kontrollit në kamion, të fshehura në rimorkio janë gjetur 27 paketime për një peshë bruto prej 162 kg.

Agjentë të tjerë arrestuan drejtuesin e skuterit, Nauta, i cili rezultonte një nga ortakët e ofiçinës mekanike.

Kështu, këta katër personat janë arrestuar për trafik droge ë sasi të mëdha, në bashkëpunim mes tyre dhe janë dërguar në burgun e Lanza-s, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /360gradë.al/

Share: