Nga Ilir Demalia
Turp, turp dhe vetëm turp, për ju që nuk njihni turpin.
Për ju që nuk keni asnjë lloj ndjeshmërie për vendin dhe popullin.
Për ju që jeni gangrena e Shqipërisë dhe që e kini lënë pa të ardhme vendin, dhe këtë nuk mund ta mohoni.
250 mijë qytetarë kanë aplikuar për llotari amerikane.
Pra po të kenë mundësi më shumë se gjysma e popullsisë duan të largohen nga ai vend për mos të parë më surretërit tuaj maska.
Të gjithë ju jeni llumi atij vendi.
Të gjithë ju jeni horrat dhe prositutat më të medha të atij vendi.
Ju meritoni ndëshkim!
Të gjithë ju.
Të gjithë kryetarët e banda-partive.
Të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare.
Të gjithë deputetët e deputetet të kuvendit,
të horrave dhe prositutave politike dhe…
të gjithë ju që s’keni të numuruar,
që e keni bërë atë vend ferr
duke komprementuar me bukën e gojës një popull ne mjerim,
në mjerim jo vetëm ekonomik,
por dhe moral,
jo vetëm moral por edhe psiqik,
e jo vetëm psiqik por edhe shpirtëror.
Keni thyer të gjithë ekuilibrat njerzor të një shoqërie duke e zhbërë shoqërinë dhe vendin.
Ju llum i ndyet i Shqipërisë.