Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit pas shtyrjes se mbledhjes dje.
Në mbledhjen e sotme, KQZ ka miratuar gjithashtu edhe kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, zgjedhjet për të cilën zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, më 25 qershor.