Home KRYESORE Ky koalicion duhet të vazhdojë – nga Doriana METOLLARI

Ky koalicion duhet të vazhdojë – nga Doriana METOLLARI

Ndoshta nuk janë të paktë ata që mendojnë se Shqipëria në po kalon një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e saj, pas ardhjes së pluralizmit politik. Jemi përballë një ndryshimi esencial: kalim tranzicioni. Proçes që po shoqërohet me vendosjen e institucioneve të reja, pastrimin e politikës dhe sidomos të sistemit të drejtësisë në vend.

E rëndësishme është që Shqipëria nuk do të jetë vetëm produkt i partive politike që kanë pjellë figura të urryera në opinionit publik, por dhe i ndërgjegjes së atyre personave që besojnë se vendi mund të bëhet.

Gjithëpëfshirja është çelës i gjithë kësaj, një kompromis mbi baza të interesit kombëtar dhe qytetarëve. Kjo zbut dhe të gjithë shpirtrat e trazuar të atyre militantëve, që e urrejnë tjetrin për shkak të frustrimeve të veta, të krijuara nga një sistem kaotik partish, që nuk punuan kurrë mbi programe partiake, por preferenca individësh.

Europa nuk e ka marrë seriozisht kurrë politikën shqiptare, sepse asnjë politikan nuk ka bërë beteja idesh brenda sallave të BEsë. Ata janë ulur atje për të sharë e nëmur rivalin politik. Europa ka bërë gjithçka ka mundur për të çelur një dritare me botën, në një vend ku të gjithë ziejnë në një kazan, por europianët që kanë ardhur me misione këtej pari janë denigruar deri në palc, me fyerje e shpifje (mjerë sidomos gratë!).

E përsëris se kjo marëveshje PS-PD është gjeja më e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, që pas rrëzimit të murit murit diktatorial dhe hapjes me botën. Vendimi më i rëndësishëm që mori Lulzim Basha ishte kjo marëveshje, dhe zhvillimi i protestës në mënyrë paqësore. Në një mënyrë të dukshmë çadra e konfirmoi atë në krye të partisë demokratike. Tani po konfirmohet dhe vizioni i tij brenda kampit blu. Përzgjedhja e kandidaturave online, dhe vendosja mbi baza jo militantantizmi, por integriteti dhe reputacioni në shoqëri bën pjesë në një plan që parasheh qeverisjen e ardhshme të demokratëve.

Sa më pak kalorës të vjetër aq më mirë. Përjashto ata që i kërkon mikrofoni i parlamentit, sepse bërtasin, ulërasin. Pjesë e lojës, por jo vendimmarrës. Seleksionimi ka filluar, e ndërsa të rinjtë po ulen një nga një në tryezë, “armata e vjetër” po merr vendimet post-politike.

Partitë duhet të shohin përtej pushtetit politik vetjat. Flas për një koalicion PS-PD post zgjedhor. E parë në përgjithsi do të ishte një fitore e dytë për vendin. Nuk do të kishte një fitues, por disa.Diku më shumë e diku më pak, do të arrihej një qeverisje gjithëpërfshirëse, por kjo nuk do të kishte efekt, nëse partia demokratike nuk do të ridimensiononte strukturën politike, gradualisht ose jo. Sot shëmbulli i një qeverisjeje gjithpërfshirëse është ajo çfarë presin qytetarët nga të dy krahët politikë.

Prandaj, urojmë që kemi të bëjmë me teknikë, profesionistë, politikanë me integritet dhe njerëz të aftë të përfaqësojnë interesat e vendit në BE, pastaj le të shohim realisht sa BEja ka nevojë për shqipërinë.

Share: