Edlira Lame, e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës në Skrapar, është liruar nga qelia.
Apeli i krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e të pandehurës për zbutjen e masës së sigurisë. Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur ndaj saj masës e sigurisë së arrestit me burg. Ndërsa Apeli ka vendosur masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë Lames të lirohet nga qelia.
Ajo u arrestuar në fillim të muajit të shkuar së bashku me të vëllanë, pasi u gjet një sasi prej rreth 6 ton kanabis sativa, në një laborator droge në Skrapar.
Edlira Lame është arrestuar për dyshimet se administronte laboratorin e drogës në Skrapar. Por, 42-vjeçarja, e cila administronte objektin ku duhej të prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki ka kundërshtuar akuzat e prokurorisë.
Gjatë seancës në krimet e Rënda, gruaja i tha gjykatës se fabrika administrohej nga një shtetas gjerman dhe se ajo nuk ka më lidhje me këtë biznes.
Ambientet, sipas prokurorisë, më herët janë përdorur si pikë grumbullimi për bimët medicinale dhe së fundmi duhet të prodhonte kuti kartoni për paketim pijesh alkoolike, por që në fakt në të janë gjetur pajisje elektrike që përdoreshin për hashashin./lapsi.al