Home KRYESORE Lirinë e Votës nuk e Negociojmë!

Lirinë e Votës nuk e Negociojmë!

Nga Eleina Qirici

Qytetarët e Rajonit të Korçës do të jenë të shumtë në numër, të gjithë së bashku, më solidarë se kurrë, në marshimin e ditës së shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Do të doja të ndaja me ju këtë “Pamflet” të Lirisë dhe vlerave të saj, sepse do të duhet të kemi të gjithë ndërmend atë se, duhet të jemi të lirë dhe se për lirinë nuk tolerojmë, nuk negociojmë.

Liria për njeriun është mundësia për të vepruar sipas vullnetit të tij.

Liria e Individit është mundësia që dikush të jetë zot i vetvetes dhe jo skllav apo rob i dikujt tjetër. Themel i lirisë së individit u bë Europa mes lëvizjes Iluministe dhe pas përmbysjes së feudalizmit. Një histori që nuk mund të kthehet prapa!

Liria Sociale për çdokënd, përtej vetvetes, është mundësia për të vepruar në shoqëri pa kaluar cakun e imponimit kundrejt tjetrit. Dhe Liria Sociale sigurohet mes shanseve të barabarta për qytetarët e të gjitha klasave shoqërore, teksa përfshin në vetvete lirinë e shprehjes, të punës, të besimit e të tjera si këto. Dhe kjo Liri shteron ose dhunohet kryesisht nga stereotipe dhe sisteme diktatoriale.

Liria Politike është mundësia që çdokush të marrë pjesë në jetën politike institucionalisht, me sugjerime, me argumenta që parashtohen mes dialogjesh, mes votës dhe mes kontrollit të politikës në praktikë apo zbatim. Liria Politike në demokraci, e drejtpërdrejtë apo e përfaqësuar, është themeli i një shoqërie të vërtetë demokratike, e barazisë dhe të drejtave të individit.

Liria Shpirtërore ekziston atëherë kur fjala dhe mendimi nuk varen nga rëndesa e bestytnive, paramendimeve, paragjykimeve, tezave shabllobe etj. Liria Shpirtërore kufizohet dhe cënohet nga propaganda, nga keqinformimi, nga prototipet që imponohen, nga dogmat, kufizohet nga informacioni i orientuar, protoripet e projektuara, si dhe nëpërkëmbet nga mungesa e arsimimit, nga naiviteti në popull apo edhe arsye të tjera.

Liria Psikologjike jeton brenda nesh, kur brenda nesh zvogëlohet frika, pasiguria, stresi, ankthi, që na shkaktohen nga faktorë të jashtëm.

Liria Morale është balanca në një betejë mes instikteve të mospërmbajtjes dhe vetpërmbajtjes, për shkak të disa ideve dhe vlerave më të larta, që përcaktojnë nivelin e Lirisë Morale. Liria Morale ka dy shtigje mes së cilave rrugëton: çlirimin nga pasione dhe dobësi, ose çlirimin nga komplekse dhe vargonj të moralit.

A ka vlerë jeta, për sa më sipër rendita? Unë them se ‘jo’!

Shqiptarët meritojnë të jenë të lirë, janë lindur për të qenë të tillë, pasi kjo është një e drejtë që lindet me njeriun.

Të shtunë, në Bulevardin qëndror të kryeqendrës së vendit, do i tregojmë Rilindjes se nuk mund të cënojë lirinë e shqiptarëve. Njëkohësisht, do i japim asaj mundësinë, duke e rrëzuar nga pushteti, që edhe ajo, Rilindja pra, të çlirohet nga kthetrat e korrupsionit, drogës, krimit dhe një indidvidi që është shumë pranë të qënurit diktator.

Vota është vetjake, e barabartë, E LIRË dhe e fshehtë (Kushtetura e Republikës së Shqipërisë / Neni 45, pika 4), dhe do e mirëpërdorim për veten dhe vendin.

Share: