Home KRYESORE LSI e Petrit Vasili: Marrëveshje për të ndarë drejtoritë

LSI e Petrit Vasili: Marrëveshje për të ndarë drejtoritë

Kryetarët e partive opozitare u mbajtën larg negociatave mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kështu ka ndodhur edhe me aleatin me të cilin Rama bashkëqeverisi për 4 vitet e shkuara, LSI. Petrit Vasili, kryetar i LSI, zëvëndësimi i të cilit në qeveri ishte pjesë e marrëveshjes, tha se ishte njohur nga mediat me paktin Rama-Meta. Vasili gjithashtu shtoi se marrëveshja per ndarje drejtorishë, ishte pazar, këtu u ndanë ndërrmarje, prandaj është marrëveshje e fortë, ironizoi ai.

Z. Vasili, ju patët një deklarim të menjëhershëm për marrëveshjen mjaft entuziast. Sikur kjo marrëveshje nuk është kaq entuziaste për ju?
Besoj se ishte një qëndrim shumë koherent pasi ju e keni ndjekur që ne e kemi pasur  një bindje që duhet të kishte një marrëveshje. Sigurisht që kjo bindje u shtua edhe më tej kur u krijua edhe hapësira e diskutimit të një marrëveshje sepse ishin shumë larg palët, në mënyrë të veçantë kur LSI dhe Ilir Meta bëri propozimin konkret për t’i kërkuar PPE-ve që të negocionin këtë marrëveshje. Erdhi z. McAllister i shoqëruar nga  z. Fleckenstein dhe përgatitën atë marrëveshje që njihet sot si paketa “McAllister”.
Kjo paketë kishte mjaft elementë të cilët ishin mbështetur por edhe propozuar nga Ilir Meta për të larguar ngërçin dhe për zgjidhur krizën dhe për të arritur objektivin final që ishte pjesëmarrja e të gjitha partive në zgjedhje.
Zgjedhjet do të bëhen më 25 qershor.
Paketa “McAllister” propozonte që zgjedhjet të bëheshin më 16 korrik, që ishte një afat i papranueshëm për PD-në për një kohë të gjatë për objektivat që i kishte vënë vetes. Mbase shtesa prej një jave PD-së iu duk e mjaftueshme.
Po ky privimi i partive për të mos bërë koalicion?
Është një privim antikushtetues. Janë të drejta të garantuara në Kodin Zgjedhor Sipas Kodit Zgjedhor një parti politike mund të vendosë të dalë në zgjedhje si të dojë. Ndalimi është antikushtetues dhe ky është një problem serioz. Një marrëveshje politike nuk mund të krijojë probleme të reja. Me këtë marrëveshje që ju lexuat ka shumë momente që do të donte sqarime të mëtejshme, plotësime. Qoftë mekanizmat se si do të zgjidhen personat teknikë, si do të propozojë opozita, momenti i refuzimit apo jo. Pra ka akoma paqartësi. E vetmja gjë që ne duhet të kuptojmë sot është se më 25 qershor do të kemi zgjedhje në të cilën merr pjesë edhe opozita. Besoj ky është i vetmi konkluzion i qartë që ne kemi sot. Dhe shumë mirë që do të jemi të gjitha forcat politike. Ne kemi investuar shumë që ta kishim këtë moment. Do të ishte e papranueshme që të kishim zgjedhje të njëanshme. Ne vumë në dispozicion të gjitha pozicionet tona. Madje, unë jo më larg se dje deklarova që ne jemi të gatshme të kthenim edhe postin e Presidentit nëse do ndihmonte për konsensusin. Pra, ideja ishte të shpëtonim sistemin sepse ishte në një qorrsokak të papranueshëm.
Z. Basha e konsideroi një fitore shumë të madhe apo jo?
Dukej më tepër një fitore teknike sesa një fitore politike.
Çfarë ishte Big Mc, për të cilin foli kryeministri Rama? U nis për 4 ministra dhe rezultuan 6. Si u prit kjo?
Elektoratit tonë nuk i intereson fare kjo gjë, po të flas me shumë sinqeritet.
Unë e kam këtë mundësi praktike ngaqë jam një pjesë shumë të madhe të kohës atje. Nuk e bëj sot, por e kam bërë me vite këtë gjë, që ditën që jam në LSI. Kjo nuk u zë asnjë gramë vëmendje, pasi në mënyrë të veçantë në këto javë dhe muaj janë të gjithë kaq të përqendruar dhe kaq të tonizuar, ju keni pasur mundësi t’i ndiqni edhe në dhjetëra kronika dhe ka një klimë dhe një kronizim dhe një entuziazëm dhe me thënë të drejtën s’kanë kohë të merren me Big Mc.
Për fat të keq nuk flasim dot për Mc Allister 1 apo Mc Allister + etj, sepse të gjitha këto në fund fare u shndërruan në menu “McDonalds”-i, sepse kështu u quajt edhe metafora që u përdor.
Mero dha një detaj që mua më pëlqeu ta vazhdoj. Duke u njohur nga afër tha, u krijua një besim i madh mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe njohja më nga afër krijon konfidencë më të madhe, besim më të madhe, sinqeritet më të madh, zemërhapje, mund të marrësh edhe më shumë. Kështu që, në këtë rast, u nis për 4 dhe mori 6.
Çfarë ndodhi në tryezën e thirrur nga Mediu-Duka? Si u shkua drejt takimit kokë më kokë Rama-Basha?
Do e them tamam si ndodhi, edhe për të pasuruar bisedën. Pasi pati një diskutim shumë të mirë, ku edhe përgjegjshmëria e diskutimit por edhe serioziteti, krijuan një situatë të tillë, pasi ju e dini shumë mirë që përpara takimit ishin konfirmuar që Partia Socialiste nuk do të merrte pjesë në takim. Kjo dihej, na u tha dhe nga organizatorët kjo gjë dhe në minutën e fundit mori pjesë dhe shumë mirë që mori pjesë, pasi diskutimi i cili hap të tjera hulli, që formësoi një opinion i cili konvertonte në një pikë: të gjithë pjesëtarët e tavolinës mbështetën paketën “Mc Allister +” e cila në krye të herës, në drekë kishte marrë një konfirmim publik të z. Basha.
Pra, z. Basha, me shkrim, në dje 12:00 të drekës deklaroi pranimin pa kushte të paketës “Mc Allister +” dhe kërkesën për ta pranuar pa kushte Partia Socialiste.
Si ishte plusi? Plusi ishte edhe pozicioni i zëvendëskryeministrit, i cili nuk ishte në ofertën e parë. Po ta thjeshtëzojmë, kaq ishte përsa i takon plusit. Në fund të kësaj gjëje të gjithë konverguan që kjo ishte një paketë e mirë, racionale, krijonte një siguri besimi, ku ishin përcaktuar përgjigjet jo vetëm çështjet e pozicioneve qeveritare, por ishte dhe një problem kritik si data e zgjedhjeve, ku ishte thënë që historitë e vajtjes deri në tetor-nëntor ishte e pamundur kushtetueshmërisht dhe u përcaktua një datë tjetër.
Thënë e gjithë kjo, të gjithë konverguan në këtë pikë dhe të gjithë u dakordësuan që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Këtu u kërkua nga Edi Rama një takim kokë më kokë, të cilin s’pati asnjë kundërshtim për reflektim të mëtejshëm për këtë çështje. Të gjithë ne në tavolinë ishim dakord me atë propozim. Takimi u kërkua kokë më kokë. Nuk e refuzova.

Paketa ka pas edhe një gjë tjetër shumë të rëndësishme, që gjithë programet e policisë që do të ndërtoheshin, do të ndërtoheshin në konsulencën e ICITAP dhe PAMECA.

Ka pasur një përcaktim eksplicit për të dhënë të kuptojë se në këtë pikë, siguria dhe monitorimi do të ishte kaq i plotë për t’i një përgjigje dhe shqetësimi të ngritur vazhdimisht edhe nga opozita i cili mori edhe jehonë, pasi pati dhe një qëndrim të PPE për çështjen e drogës që qe akoma më i fortë, dhe pikërisht për këto arsye ky ishte një moment kyç, pasi ashtu si del sot, një nga elementët e sensibilizimit që PD u përpoq të bënte me shumë forcë ishte çështja e drogës.

Dhe kjo që vërej në marrëveshjen që shoh tani, sepse kjo kërkon një kohë akoma më të gjatë për t’u parë dhe për të studiuar dhe për të kuptuar nëntekstet, sepse nuk ka qartësi në to, është një qëndrim jo në intensitetin e duhur të vëzhgimit dhe të monitorimit në raport me atë që u fol me atë që me të drejtë ishte paketa “McAllister” dhe u mbështet nga amerikanët.

Dhe këtu ka një rezervë, për çfarë arsye janë larguar përcaktimit të paketës “McAllister” dhe që është tepër i qartë dhe që tregonte përfshirjen evropiane dhe amerikane në këtë pikë. Kompromisi do të thotë që dy bashkëfirmosësit tërhiqen nga ky prioritet apo duam ta bashkëndajmë këtë punë me partnerët të cilët janë padiskutim të zëvendësueshëm. Këto janë disa pyetje që nuk i kthejmë dot përgjigje.

Pak më parë thashë se ishte më tepër një kompromis teknik se sa një kompromis politik, pasi çdo element i cili ka peshë të madhe politike që mungon dhe ku mbivendosen zgjidhje të tilla, të cilat janë larg problemit pasi që të jemi objektiv, një çështje kyç që u ngritën kanë qenë droga dhe dekriminalizimi nga të cilat nuk lëvizin nga standardet e larta në zgjedhjet që do të mbaheshin.

Dhe këto ishin tre kolonat, tre këmbët ku u ngrit protesta. Këto të treja dhe paketa “Mcallister” synonte t’i kthente përgjigje këtyre tre momente. Impononte një zgjidhje që jepnin përgjigje për standardet e larta në zgjedhje. E treta jemi një përgjigje për drogën. Dhe e treta ishte për mekanizmat për dekriminalizimin, të cilat kërkon forcim të mekanizmave siç paketa e ka. Dhe e dyta e punës dhe një kohë minimalisht e domosdoshme.

Madje që të jemi objektiv, propozimi i paketës “McAllister” e propozuar gati një muaj më parë, i shtrirë në kohë deri në 16 korrik krijonte një hapësirë prej thuajse tre muajsh të cilat e shtrirë në kohë, i pranuar në kohë nga PD, të cilën unë e kam thënë dje në tavolinë opozitës se ka qenë absurde mospranimi në kohë. Sepse u humb kohë e çmuar dhe kalkulimi që ishte bërë ishte se në tre muaj ishin disa instrumente që mund të lëviznin me shpejtësinë e duhur që mund të krijohej një lloj impakti pozitiv dhe shpresëdhënës.

Të tre muajt e paketës McAllister, sot janë reduktuar në 1 javë shumë të çmueshme e kam quajtur, të pazëvendësueshme e cila unë besoj që do të arrijë t’i realizojë të tre objektivat shumë të mirë.

Çadra nis tek standardi i zgjedhjeve dhe përfundoi tek Republika e re…

Të gjithë e bashkëndajmë se 45 ditë para është një afat, që fillojmë dhe futemi në zgjedhje dhe 30 ditë fillojmë fushatën zgjedhore. Nga ky moment as 45 ditët minimaliste të cilat nuk janë lidhur thjeshtë, por me ditët minimale për të siguruar standarde zgjedhore të plotë. Dhe paketa “McAllister” kishte llogaritur kohët kushtetuese për të arritur këtë standard. Domethënë të jetë minimumi që të rivendosim afate të reja që të paktën të mos cenohet as ky kualitet, as trajnimi, as fletët e votimit. Janë një seri elementesh teknike që në fund të fundit realizojnë zgjedhjet.

Prodhimi i çadrës sipas meje ishte që Edi Rama të ishte sërish Kryeministër…

Kjo është marrëveshje e rëndësishme politike dhe nuk mund ta themi ndryshe, dhe më së paku do të kishte nevojë dhe për një shpjegim politik që do të thoshte se ne të gjithë kemi mbështetur paketën “McAllister”, një nga bashkëfirmosësist, Lulzim Basha në mënyrë ultimative, jo vetëm e pa pranuar, por edhe ia ka imponuar Edi Ramës, dhe shpjegimet se pse e braktisën paketën “McAllister” nuk i kemi.

Cilat ishin këto arsye madhore që e bënë këtë paketë dhe kush ishte garanti jo shqiptar, garanti amerikan apo evropian, i cili mori përsipër të thoshte që asnjë problem nuk ka që ky produkt që ne gatuam së bashku, se “McAllister plus” ishte produkt Euro-Amerikan se ishte dhe ndërhyrja nga vizita z. Yee e cila influencoi dhe në këtë gjë.

Ky produkt ishte një produkt pra evropiano-amerikan, i cili është braktisur sot. Dhe kjo paketë e re kërkon shpjegime se përse u braktis paketa “McAllister plus”, pasi mund të jenë të gjitha, kalkulime, taktika politike do të na bënte më mirë që të kishin disa ministra, të kishim disa drejtorë aty ku menaxhohen fonde të mëdha, sepse mund të menaxhohet më mirë duke i pasur paratë nëpër duar vetë etj., etj. Mund të kishte mjaft shpjegime. Por kërkonte një shpjegim sepse është një ngjarje e rëndë politike që ta kërkosh me shkrim dhe në mënyrë ultimative pa asnjë kusht dhe kërkuam që t’i thonin po pa asnjë kusht.

Kërkesa që i është bërë z. Rama nga Basha thotë “Në emër të opozitës ju informoj se prej ditës së djeshme ora 12 opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të paketës McAllister plus të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, z. Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar ju bëjmë thirrje që dhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte propozimin e SHBA për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete për garantimin e kushteve për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm të qytetarëve shqiptar. Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e saj të plotë dhe pa vonesë”. Meqë pata fatin ta kisha me vetë e shpreha.

Z. Vasili ju lajmëroi Kryeministri që nuk do të jeni zyrtar i qeverisë?

Nuk kam pasur asnjë informim.

Lidhet kanabisi me këtë zgjidhe?

Kohë për kanabisin ka mjaftueshëm për ta luftuar. 7 ditë që po përdoren, mirë e luftojnë kanabisin. Në bibël thuhet se për 7 ditë ndërtuam botën.

Tani që fillon mbjellja dhe po të mos lenin këto 7 ditë z. Vasili aty mund të ndodhi ndonjë bum…

Problemi është i tillë. Kot e shpenzojmë një pjesë të kohës me këtë. Fati i madh është që marrëveshja ka një gjë shumë pozitive që mundëson zgjedhje. Dhe sa kohë që mundëson zgjedhje, me thënë të drejtën e kam parë me qetës sepse unë do të shqetësohesha nëse do të thuhej se nuk do të kishte zgjedhje. Për derisa ka zgjedhje, ne do të vazhdojmë të bëjmë fushatë.

Njerëzit nuk besojnë se të gjithë mendojnë se gjërat bëhen për 7 ditë. Ka mijëra shqiptar që mendojnë ndryshe. Kanë një mendje shuam të qartë dhe të kthjellët. Madje ndonjëherë mendoj se shumë tavolina janë shumë inteligjente, qofshin politike apo mediatike.

Po të shkosh nëpër Shqipëri sheh plotë tavolina që janë tepër të thjeshta nga ana e komoditeti që kanë atje, por ka njerëz që kanë mendjen shumë të thjeshtë dhe të qartë dhe kështu që besoj se në këtë pikë jemi shumë të qetë për këtë gjë sepse zgjedhjet do të jenë. Dhe shumë mirë që do të jenë në 25 qershor. Opozitës i jemi mirënjohës që nuk i shtyu deri në 16 korrik siç tha McAllister që të kryejmë atë detyrim që kemi.

A është një pazar kjo që është bërë?

Si mund të jetë pazar? Unë këtë pyetje me të vërtetë nuk e kuptova. Që të negociosh për drejtori si OSHEE, drejtori bujqësore nuk ka se si të jetë pazar. Pse pazar është të negociosh për drejtori? Është çështje parimore.

Share: