Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një urim për 1 Majn dhe renditjen e shifrave të punësimit në vend. Sipas Kryeministrit, në 4 vite Qeveria majtë ka hapur shumë vende pune.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka zgjedhur që për 1 Majin të uroj edhe të papunës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Majko iu drejton një urim të sinqertë të gjithë atyre që nuk festojnë, të papunëve.
“Gëzuar 1 Majin, ditën e punës dhe ëndrrës për më mirë! Një urim të sinqertë për ata që nuk festojnë… të papunët! Ju uroj punë, miq!”, shkruan Majko.