Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e djeshme të ministrit Fatmir Xhafaj që pranoi se shumë policë janë përfshirë në kultivimin e kanabisit, ndërsa Saimir Tahiri bëri gabime për shkak se ishte i ri në detyrë.
Në një status në Twitter, Manjani shkruan se hashashi nuk është mbjellë nga gabimi i ish-ministrit Tahiri, por është lejuar nga vet Kryeministri Rama.
“Hashashi na qenka mbjellë nga gabimi i ish-ministrit! Kulmi! Jo mor jo është mbjellë si “politikë” e Kryeministrit! Mësoje nëse nuk e di!”, shkruan Ylli Manjani.