Home KRYESORE Marrëveshja Rama – Basha, ikën edhe Fatmir Xhafaj nga Ministër i Brendshëm

Marrëveshja Rama – Basha, ikën edhe Fatmir Xhafaj nga Ministër i Brendshëm

As dy muaj nuk ka zgjatur mandati i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm dhe nuk beri pak levizje ne radhet e policise. Ai tentoi ta bënte një emër të pranueshëm për opozitën me disa aksione kundër kanabisit dhe me disa lëvizje të forta në polici, Rama në fund e ka dorëzuar kokën e Xhafajt.

Më herët, kryeministri kishte pranuar të zëvëndësonte Saimir Tahirin në kabinet, por duket se të dy nuk i kanë mbijetuar tonelatave me hashash që u kultivuan vitin e kaluar.

Fatmir Xhafaj do të zëvëndësohet nga një emër teknik në qeverinë e re që do të krijohet, sipas marrëveshjes së Ramës me Bashën.

Share: