“Mediat dhe komunikimi në kohën e internetit” është konferenca e mbajtur sot në mjediset e UETsë, me pjesëmarrjen e një grup gazetarësh të mediave të ndryshme, televisive dhe sidomos online.
Konferenca qe u moderua nga gazetari Artur Nura pati në qëndër ndryshimet e vrullshme që ka sjellë interneti në komumikimin e përditshëm, atë mediatik, si dhe problemet të ndryshme që lidhen më to.
“Mendojmë se forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve të shumta që lidhen me punën tonë si gazatar apo editor të mediave të ndryshme është përballja me to dhe trajtimi që iu bë nga pikepamjet e ndryshme të ekspertëve përballë nje auditori të lartë në numër.
Komunikimi virtual nuk është vetëm në interensin e profesionistëve të fushës por dhe qytetarëve të cilët janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të internetit”, tha Doriana Metollari, editore e platformës informative Hermesnews.al.
Ndër gazetarët e ftuar, Rezear Xhaxhaiu i cili foli për ‘sfidat që i kanosen televizionit përballë zhvillimit të gazetarisë online’, Lutfi Dervishi referoi për ‘specifikat e mediave online’, Mentor Kikia që flet për ‘fakenews’, Suela Gera ‘organizimi i një redaksie online’, Doriana Metollari ‘marketingun online’, Eda Elbasani ‘kriza mediatike’ dhe Florion Serjani i cili referoi për rolin e qeverise në rregullimin e portaleve online.
Të pranishmit bënë pyetje dhe diskutime në lidhje me shumë probleme të tjera që lidhen me internetin, një ndër të cilat ishte dhe financimi i mediave, lajmet e rreme, shpifjet online, trendi i zhvillimit të mediave në Shqipëri dhe sfidat e reja me të cilat përballe gazetaria tradizionale sot.