Home KRYESORE Miratohet Vettingu! PS-PD bashkojnë votat! Nga sot vjen begatia…!?

Miratohet Vettingu! PS-PD bashkojnë votat! Nga sot vjen begatia…!?

Kuvendi ka miratuar pas disa oresh, diskutime, mbledhje dhe debate, te gjitha pikat e marreveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te PD-se, Lulzim Basha per futjen e opozites ne zgjedhje!

Keshtu me 123 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal dhe me 118 vota pro ndryshimet ne Kodin Zgjedhor te cilat rrisin dukshem denimet per shit blerjen e votes dhe ne te njejten kohe me 118 vota pro u miratuan ndryshimet ne ligjin e mediave audiovizive.

Ne perputhje me marreveshjen, u miratua edhe perberja e kater komisioneve te Vettingut. ku nga dita e sotme kryetar i KQZ-se do te jete Klement Zguri, i cili u zgjodh ne kete post me 117 vota pro, 2 kunder dhe 7 abstenim. Ndersa Denar Biba u zgjodh anetar i KQZ-se me 113 vota pro 4 kunder dhe 4 abstenim. Ne fund u votua edhe Erinda Ballanca si Avokate e Popullit me 112 vota pro, 4 kunder dhe 10 abstenim.

Kryeministri Edi Rama doli pas nderhyrjeve te gjata ne seancen parlamentare dhe pas dy tre takimesh te tjera elektorale te transmetuara direkt nga televizionet informative, perseri shkoi tek gazetaret duke thene se ndihej i lumtur qe ishte miratuar Vettingu…

Tani kryeministri ketë “përrallen” nga sot vjen begatia…dhe se pas miratimit te Vettingut te gjithë “do hane me luge floriri” dhe qytetaret nuk do paguajne me për drejtesine e munguar, do e trajtoje ne versione te ndryshme gjate gjithe fushates elektorale.

Kjo pavarësisht faktit se nuk do beje ndonjë gjë me shume se çka bere deri tani prej gati kater vitesh si kryeminister: para dite dhe pas dite ka qene ne transmetimet direkte ne Tv, pervec faktit se tashme edhe Tv private do i japin disa spote publicitare elektorale falas…

Share: