Home KRYESORE Një thirrje një qëndrim i ri për Shqipërinë tonë

Një thirrje një qëndrim i ri për Shqipërinë tonë

Ditë, jo shumë më parë, një ithtar i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe na bënte një thirrje: “O shqiptarë, mos i bëni nënës Shqipëri varrë!”.

Edhe Himni i Flamurit nuk revokon kaq shumë patriotizëm, kaq shumë dashuri për kombin dhe kaq … frymëzim për të ardhmen.

O tempora! O mores!

Dua apo nuk dua, çdo shqiptare/shqiptar është motra/vëllai im. Kush e beson këtë mund të jetë jo më shumë se një këlysh bastard. Por, dhe këlyshët bastardë kur lehin lehin në gjuhën e mëmës.

Lehni ju këlyshë bastardë, të paktën, për Shqipëri!

Nuk ka shumë kohë për të menduar dhe për të kuptuar se çfarë po ndodhe rreth e rrotull nesh.

Ejani në shesh për t’u bashkuar por jo me politikën!

Ejani në shesh për t’u bashkuar me idenë e të qenit Shqipëri!

Ia bëni të qartë politikës dhe poltikanëve se Shqipëri nuk do të thotë politikë, por politikë do të thotë: T’i shërbejmë Shqipërisë!

O, Parti Politike!

O, Politkanë!

O, Analistë!

O, Gazetarë!

O, ju të tjerë dhe të ndjerë të nderuar!

Betohuni për Shqipëri!

Le të bien daullet!

Le të ushtojnë gajdet!

Le të tringëllojnë çiftelitë!

Le të ushtojë thirrja maje krahut: O heeeeeej!

Le të valëzojë labçja me curlen dujare!

Le të mendojmë për Shqipëri!

Nuk kemi shumë kohë për të humbur

Sikundër kemi humbur deri tani.

Pak shpirt!

Pak zemërgjërësi!

Më pak zemërngushtësi!

Më shumë dashuri!

Për Nënën Shqipëri!

Për veten Tuaj!

Për familje, fëmijë dhe gjini!

Për atë që duhet të krenohemi,

Dhe e quajmë vetveten: shqipëtarë në Shqipëri!

Share: