Home KRYESORE Nuk u kandidua nga Basha, reagon deputetit i PD

Nuk u kandidua nga Basha, reagon deputetit i PD

Partia Demokratike publikoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Lista pati surprizë, ku shumë figura të njohura të PD-së u lanë jashtë, duke mos u rikandiduar.

Kështu, në Dibër nuk u përfshi në listë as Bedri Hoxha, disa here deputet i Partisë Demokratike.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Hoxha ka reaguar në lidhje me listën e Dibrës, ku dhe ai ka qenë deputet.

“Kandidateve te PD-se ju uroj suksese ne zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 . Jane personalitete qe do te marrin votëbesimin e qytetareve shqiptare .

Ne veçanti i uroj shume suksese ekipit te Qarkut Diber te kryesuar nga z. Dhurata Cupi , e cila me eksperiencen e saj do te arrije nje fitore te merituar per PD . Suksese”., -shkruan Hoxha. /360grade.al/

Share: