Home KRYESORE Paketa e kompromisit/ Çfarë fshihet pas tolerancës së lëshimeve të Ramës?

Paketa e kompromisit/ Çfarë fshihet pas tolerancës së lëshimeve të Ramës?

Edi Rama në një pjesë të konferencës së sotme për shtyp është munduar të japë një mesazh tolerant duke i ofruar sipas tij një paketë maksimale për garancish në zgjedhje. Madje kryeministri ka shkuar deri atje sa të deklarojë me të madhe “se një paketë të tillë ai as nuk do e kishte ëndërruar kur qe në opozitë”.

Po çfarë fshihet pas kësaj fasade tolerante dhe përse gjithçka propozon Rama nuk është më shumë sesa një hedhje hiri syri për publikun dhe ndërkombëtarët.

Së pari Rama e cakton vetë se kush qenkershin problemet e mëdha të zgjedhjeve tona.

Sipas tij ato janë përdorimi i resurseve shtetërore për fushatë. Përdorimi i policisë për të manipuluar zgjedhjet. Përdorimi nga mësuesit i nxënësve për ti nxjerë në favor të partisë në pushtet. Dhe së fundi votimet fiktive në burgje.

Prandaj për të zgjedhur ato, që ai i ka përzgjedhur vetë si probleme madhore, kryeministri shpalli sot edhe masat e tij drastike për të garantuar opozitën kundër këtyre “shkeljeve”.

Ai u tregua i gatshëm t’i japë PD (jo një anëtari të saj por një tekniku të përzgjedhur nga ajo) rrolin e zvëndëskryeministrit, i cili sipas Ramës duhet të monitorojë se mos tollonat e naftës së shtetit shkojnë për PS-së. Ai i ofron opozitës edhe një zv ministër dhe zv/drejtor policie (jo një anëtari të saj por një tekniku të përzgjedhur nga ajo) që do ruajnë mos uniformat blu rëmbejnë kutitë. Ai i ofron edhe një zv ministër arsimi (jo një anëtari të saj por një tekniku të përzgjedhur nga ajo) që të monitorojë që nxënësit mos përdoren për fushatë. Ai ofron edhe një zv ministër drejtësie (jo një anëtari të saj por një tekniku të përzgjedhur nga ajo) që të garantojë se në burgje do bëhen votime të rregullta.

Dhe kështu Rama jep të gjitha garancitë për ato që ka “shpikur” vetë si problem. Në fakt të gjitha ato që thotë kryeministri do të ishin njolla për zgjedhjet e cdo vendi demokratik, përdorimi i administratës, i policisë, i arsimtarëve etj.

Por në kushtet e Shqipërisë është një luks të debatosh për to. Sepse problem i zgjedhjeve shqiptare nuk është ana e dukshme, por ana okulte e tyre.

Problemet e zgjedhjeve shqiptare janë oligarkëtë që kanë marë privilegje të paligjshme dhe të pamerituara këto katër vite dhe tani do të hedhin një pjesë të fitimeve të tyre për ti kthyer reston kryeministrit.

Problem i zgjedhjeve shqiptare është mjedisi i kalbur mediatik, televizionet e mëdha të blear nga pushteti, që do shërbejnë si një makineri gjigande propagande në zgjedhje pasi janë ushqyer me para publike dhe leje ndërtimi.

Problemi i zgjedhjeve shqiptare nuk është se policia thyen apo rrëmben kutitë. Rama ka të drejtë kur thotë se kjo kohë është tejkaluar. Por halli real është se drejtorët e politizuar të policisë, i kërcënojnë banditët me të cilët kanë lidhje: Do ta korr parcelën e hashashit po qe se nuk siguroni kaq vota.

Por për asnjë nga këto probleme reale kryeministri nuk ka asnjë zgjidhje. Ndaj paketa e tij “tolerante” është një farsë. Sepse zgjedhjet në Shqipëri nuk rrezikohen nga kozmetika demokratike që Rama po kërkon të shesë si problem, por nga oktapodi i një shteti që ka mbytur kundërpushtetet demokratike.

Por ngaqë do ti shmanget thelbit të problemit Rama ngre shqetësime të reme që si pasojë pjellin zgjidhje dhe lëshime fallco. Kështu mund të konsiderohet paketa lëshimeve të gjëra që ai shpalosi sot për të futur opozitën në zgjedhje. (Lapsi.al)

Share: