Home I pakategorizuar Paparaci/ Rishfaqet Brisi e Tatimeve, Bregu me vajzën simpatike te “Tre musketjerët”

Paparaci/ Rishfaqet Brisi e Tatimeve, Bregu me vajzën simpatike te “Tre musketjerët”

Këtë javë paparaci i “Panorama” ka kapur disa momente interesante nga personazhet e politikës shqiptare. Duket se disa prej tyre, kanë zgjedhur të shijojnë koncertin e “Tre musketjerët”, ku performonin Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi.

Niko Peleshi, Erion Veliaj me Ajola Xoxën, Majlinda Bregu me vajzën e saj, kanë qenë disa nga figurat politike që kanë shijuar muzikën e tre artistëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, Briseida Shehaj është fotografuar në dy versione, sport e klas. Në sy ka rënë edhe afrimiteti i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, me deputetin socialist Musa Ulqini.

Niko Peleshi në versionin “Boss”, ja kë zgjedh për selfie

I duhet të lërë postin e zëvendëskryeministrit, por e ka marrë me sportivitet me sa duket. Niko Peleshi është politikani, të cilit është e pamundur t’ia prishësh qetësinë dhe paqen që reflekton. Një njeri me një etikë të pandryshuar edhe në situata të tensionuara politike, por që i duhet të hapë krahun me paktin e ri.

Pak ditë para se kjo të ndodhte, Peleshi argëtohej në koncertin e “Tre musketjerëve”. Madje, ai nuk është mjaftuar me faktin që ka takuar miq, kolegë dhe patriotë të qytetit të tij, Korçës, por ka dashur që të ketë edhe kujtime me ta.

Paparazzi e ka kapur teksa bënte selfie me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten, si dhe me dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi. Por, ajo që na bëri përshtypje ishte bluza e tij që shkruante “Boss”. Versioni sportiv i Peleshit meriton një “Big Up”!

Femra që e konkurron në sharm Majlinda Bregun

Foto është marrë në hyrje të Pallatit të Kongreseve, teksa spektatorët po futeshin për të parë koncertin live të “Tre musketjerëve”. Fotografët nxituan të fotografojnë deputeten demokrate Majlinda Bregu dhe kësaj here kishin një arsye më shumë, pasi në krah të saj ishte e bija, e cila është një vajzë shumë e bukur, ndërkohë që e ëma gjithashtu është një zonjë shumë sharmante.

Topalli, shumë pranë Ulqinit të PS-së

Nuk ka qenë një aktivitet politik, por kulturor, dhe krahas shumë artistëve të ftuar kanë qenë edhe disa politikanë. Mes tyre spikaste zonja Jozefina Topalli dhe çuditërisht në krah të saj është parë deputeti socialist Musa Ulqini, me të cilin mund të ketë miqësi përtej kaheve politike, meqë ai është gjithashtu shkodran.

Rishfaqet Brisi në versionin sport dhe klas

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve dhe ish-zëvendësministre e Ekonomisë, është rikthyer si drejtoreshë në Agjencinë e Investimeve, gjithashtu edhe në jetën aktive të Tiranës. Paparaci e ka kapur në një kafe në ish-Bllok, si dhe në një koncert. Si gjithmonë shumë në formë!

Share: