Home KRYESORE PD reagon për “pluhurin misterioz” që lëndoi simpatizantë të saj

PD reagon për “pluhurin misterioz” që lëndoi simpatizantë të saj

Partia Demokratike reagoi për herë të parë lidhur me ngjarjen e ndodhur në mitingun hapës të fushatës në Tiranë, ku rreth 100 pjesëmarrës patën probleme në sy. PD sqaron se nuk ka patur lëndë plasëse dhe se problemet nuk u shkaktuan as nga lënda që kishin tullumbacet e hedhura në miting.

“Ne lidhje me ngjarjen e mbremshme ku dhjetera simpantizante te PD raportohen te jene lenduar, nuk ka pasur asnje lende plasese. Tullumbacet nuk kane qene shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 m larg dhe u larguan ne ajer. Policia po heton ngjarjen”, thuhet në deklaratën e PD shperndare per Mediat.

Share: