Znj. Gjermeni, pse vendosët të rishikonit ligjin për bashkëpronësinë?
- Në fakt, në bazë të disa problematikave që janë vënë re, për zbatimin e ligjit ekzistues të bashkëpronësisë, qoftë nga qytetarët, qoftë nga bashkitë, qoftë nga administratorët, ne si Ministri e Zhvillimit Urban menduam që të planifikojmë, të rishikojmë ligjin ashtu siç duhet.
Në radhë të parë për të thjeshtuar procedurat, për ta bërë më efikase punën e tij, për të qartësuar disa role dhe koncepte, por sigurisht për ta përmirësuar, duke përfshirë në atë edhe risitë, që do të bëjnë të mundur që bashkëjetesa në komunitet të jetë më e mirë, të jetë e ndërtuar me disa rregulla të shkruara në ligj, por sigurisht të zbatuara dhe nga qytetarët edhe nga administratorët, edhe nga bashkia apo institucione të tjera. Pra, kryesisht për të përmirësuar bashkëjetesën në komunitet dhe për të përforcuar përvojën, qoftë të administratorit, qoftë të bashkisë, duke I përcaktuar më mirë pozicionet dhe përgjegjësitë e tyre.
Konkretisht, si e përmirëson? Cili është roli i administratorit në ligjin e ri ?
- Në fakt, u përcaktua më qartë koncepti i administratorit dhe detyrat e tij, duke sjell risi për faktin se përveç problematikave të jetës së përditshme në bashkëjetesën në komunitet, të kishte edhe përmirësime dhe rol më të madh administratori për sa i përket zgjidhjeve apo sheshimit të konflikteve të banorëve që jetojnë në ndërtesa apo diku bashkë. I gjithë ky rol administratorit me këtë rishikim të ligjit ekzistues, përforcohet, i përcaktohet më mirë përgjegjësitë dhe detyrat që ka, edhe sistemet që ai i ka si mbështetës, qoftë asambletë edhe qoftë mënyra se si zgjidhet, qoftë edhe afati që përzgjidhet, që minimalisht duhet të jetë 1 vit, për të pasur një kontratë administratori, për ti dhënë mundësi dhe hapësirën për ta njohur më mirë problematikën, për të marrë më shumë përgjegjësi, edhe për të qenë më i azhornuar me gjithë problematikat e qytetarëve që jetojnë bashkë në një hapësirë të caktuar.
Pra, le të themi se administratori zgjidhet nga asambleja e bashkëpronarëve dhe më pas ka një mandatë 1-vjeçar?
– Po, minimalisht 1-vjeçar. Është vënë si kusht në ligj.
Dhe merret kryesisht me …?
– Me problematikat e qytetarëve që jetojnë në një hapësirë të caktuar, duke filluar që nga problematikat e ujit, infrastrukturore, deri te zgjidhjet e marrëveshjeve apo konfliktet që mund të kenë banorët aty. Them se administrator ka rol më mirë të përcaktuar me këtë rishikim të ligjit, duke dhënë mundësi dhe hapësirë që të jetë më i qartë në detyrat e veta edhe vet si administrator por edhe për karshi qytetarëve dhe institucioneve të pushtet vendor.
Ndërkohë qytetarët në anën tjetër duhet të paguajnë një tarifë mujore për këtë funksion ?
- Pa diskutim. Dhe them që vetë ligji, që rishikimi I të cilit lindi si nevojë për shkak të problematikave që ka, është ai që do të rregullojë dhe përmirësojë marrëdhëniet e bashkëjetesën në komunitet. Po nga ana tjetër jemi ne si qytetarë që jetojmë në hapësira të përbashkëta, që kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të kontribuojmë që kjo bashkëjetesë të jetë sa më e mirë. Pra krahas rishikimit të ligjit, unë mendojë që ne si ministri por edhe njësitë vendore, bashkitë, pra duhet të jenë ato që të ndërgjegjësojnë qytetarët që bashkëjetesa në komunitet ka disa rregulla, kemi detyrime për të cilat kemi edhe përgjegjësinë qytetare dhe morale që administratori i përzgjedhur nga ne, do të na i lehtësojë apo do të na i thjeshtëzojë punën apo ndërveprimin mes nesh.
Po nga ana tjetër, roli i bashkisë, cili është ?
- Edhe bashkia ka pasur rol edhe në ligjin ekzistues, me përmirësimet e ligjit, në rastet kur qytetarët nuk I plotësojnë detyrimet që kanë për administratorin apo bashkëjetesën në komunitet, kanë mundësi t’i drejtohen bashkisë për asistencë dhe bashkia mund të ndërhyjë qoftë edhe si ndërmjetësuese por edhe për t’iu drejtuar gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë rishikim të ligjit, kemi shtuar edhe komponentë të tjerë për t’i dhënë më shumë hapësirë bashkisë për të ndërhyrë, sidomos në rastet kur ka godina të cilat janë në rrezik shembje dhe cënohet siguria e jetës për qytetarët dhe këtu nëpërmjet inspektoratit të ndërtimit, bashkitë mund të ndërhyjnë për të parë kushtet, ku rrezikohet jeta e qytetarëve dhe në marrëveshje me bashkëpronarët të mund të ndërhyhet që këto godina të përmirësohen ose të ri-konstruktohen, kur merren marrëveshjet apo kur bien në ujdi, të dyja palët. Në rastet kur nuk ndërhyjnë, ka detyrimin bashkia për të ndërhyrë, sigurisht për të mos cënuar jetesën dhe sigurinë e qytetarëve dhe më pas zgjidhen problemet me bashkëpronarëve. Pra, secili aktorë, qytetarët, administratori, bashkia që janë pothuajse protagonistët e këtij projektligjit apo të rishikimit të këtij ligji që ne i bëmë ligjit ekzistues, duke dashur që të përcaktojmë më mirë kompetencat dhe përgjegjësitë qoftë të bashkisë, qoftë të administratorit, për ta zgjidhur, lehtësuar bashkëjetesën në komunitet.
Po në rastet kur, le të themi, asambleja nuk e zgjidh administratorin, ndërhyn në këtë rast bashkia ?
- Të parashikuar në ligj, jo. Në këtë rast mendoj që… Prandaj thashë që pjesa e shkruar e ligjit është kjo, pjesa tjetër e zbatimit të ligjit, është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe roli aktiv që duhet të marri vet bashkitë por edhe administrator për t’u afirmuar dhe për të marrë detyrat dhe përgjegjësitë që ky ligj i përcakton shumë mirë. Them se, me këtë ligj, në momentin që do diskutohet, besoj se sapo të fillojë Parlamenti i ri dhe më vjen shumë keq që nuk arritëm dot ta realizonim. Në fakt nuk ishte në planin tonë të punës për ta rishikuar ligjin ekzistues por për hir të problemeve, e bëmë këtë proces. Them se do të jetë shumë ligj i mirë, praktikë, do të thjeshtëzojë procedurat, do të jetë më efikas në zbatimin e tij dhe sigurisht do të plotësojë me aktet nënligjore, menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Ne po e fillojmë punën që tani për aktet nën-ligjore, që t’i paraprijmë këtij procesi dhe ligji të hyjë në fuqi menjëherë, do të fillojë zbatimin.
Vetë administratorët do të jenë të regjistruar si subjekte jofitimprurëse, domethënë duhet të kenë një NIPT, normalisht?
- Kam përshtypjen se kjo është për sa i përketë asamblesë së bashkëpronarëve, do të ketë statusin e një institucioni jofitimprurës, pikërisht për ta lehtësuar nga detyrimet që ka, për të hyrë në marrëdhënie me të tretët dhe për t’i dhënë një status dhe pozicion tjetër që të ketë më fuqi, si të thuash përfaqësues për qytetarët që jetojnë bashkë.
Dhe që do të thotë, përjashtim nga taksat?
- Është e përcaktuar për herë të parë në këtë ligj që duke qenë se, je një institucion, subjekt jofitimprurës, atëherë përjashtosh edhe nga taksat e detyrimet ligjore./top channel
Faleminderit