Marina dhe Getoari, Besi dhe Xhensila, janë vetëm dy nga çiftet që kanë vendosur më në fund të martohen dhe madje po përgatisin edhe dasmën. Megjithatë listës i është shtuar edhe një çift i tretë që ka vendosur t’i japë fund beqarisë.
Modelja e njohur Heidi Lushtaku dhe i dashuri i saj, boksieri Robin Krasniqi kanë vendosur të martohen, madje siç thuhet, kanë prerë edhe ditën e dasmës.
Dy të dashuruarit kanë bërë publike romancën disa muaj më parë, ndërsa shfaqja e Heidit me një unazë fejese na rrëfente se modelja kishte marrë edhe propozimin, të cilit natyrisht i është përgjigjur “Po”.
Modelja ka zbuluar së fundi në një intervistë për mediat zvicerane se janë aktualisht duke filluar përgatitjet e dasmës, e cila do të ndodh në vetën e vitit që vjen./360grade.al/