Perse Mbeshtes LSI-ne?!
Duke pare se disa komentues jane kunder mbeshtetjes sime per LSI, dua te sqaroj se LSI eshte po aq e mire apo e keqe sa edhe secili nga ne. Ti komentues, perpara se te me kundershtosh, pyet njehere veten sa here je apo ke korruptuar per interesat e tua, te drejta apo te padrejta.
LSI nuk eshte qelibar sepse asnje nga ne nuk eshte i tille, por kjo parti, ndryshe nga PS dhe PD, nuk ka nxitur popullin ne vellavrasje, nuk ka vrare, nuk ka shkaterruar shtet, dhe nuk ka futur kriminele ne parlament e politike.
LSI mund te jete e shitur tek mbeshtetesit e saj te cilet ajo i shperblen me poste e pune qeveritare. Por ajo nuk mund te krahasohet me PS dhe PD te cilat jane te shitura tek dhe dominohen nga bota e erret e korrupsionit dhe krimit, duke injoruar dhe tallur haptazi interesat e mbeshtetesve te ndershem.
Por mbi te gjitha, LSI eshte e vetmja force politike aktuale qe mund te frenoje babezine e PS dhe PD.
LSI eshte gjithashtu rasti tipik i shprehjes, “Me mire te dale syri sesa nami.”