Home KRYESORE Pezullohet drejtori i Burgjeve në Tropojë për përfshirje në fushatë

Pezullohet drejtori i Burgjeve në Tropojë për përfshirje në fushatë

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka urdhëruar pezullimin e parë, para zgjedhjeve.

Bardhi ka pezulluar sot nga detyra Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekaj, pas dyshimeve se ky i fundit përfshihej në fushatën zgjedhore të një partie politike.

Ministri teknik ka shkuar edhe më tej, duke e ka referuar rastin e tij edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo masë u mor pasi disa verifikimeve dhe informacioneve të marra me foto dhe video, ku është konstatuar përfshirja e Granit Kurmekajt në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me ligjin.

Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm nga detyra të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Tropojës.

Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Çdokush mund të denoncojë raste të tilla në website-in e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria garanton ruajtjen e anonimatit./lapsi.al

Share: