Home KRYESORE POPULLI MË I VARFËR NË EUROPË RIPET NGA TAKSAT MË TE LARTA.

POPULLI MË I VARFËR NË EUROPË RIPET NGA TAKSAT MË TE LARTA.

Nga Kolec Traboini

Se kush ka qënë ajo mendje gjeniale që pas vitit 1992 i ka venë taksat e mallrave ushqimore e të konsumit për popullin 20 % askush nuk e thotë. Aleksander Meksi dhe ca injorantë që na u shpifën si ministra, bëjnë sikur nuk dinë asgjë dhe thonë i kanë sherbyer popullit( lexoni rjepur).

Kinse nuk e dinin se shqiptarët të pakten taksa ushqimi nuk duhej të kishin fare. Jemi populli më i varfer në Europë me taksat më të larta. Kjo e bën jetesen të pamundur në Shqipëri dhe e motivon qytetarin të braktisë Atdheun si një baragë të vjeter. Pse kjo parti e majtë në pushtet nuk ka në programin e saj uljen e taksave dhe rritjen e mirëqenies së popullit.

Ata nuk po kompensojnë qytetaret as sa vlera çdo vit e inflacionit të lekut. A kanë partitë ekonomist të cilet të hartojnë programe reale se me fjalime idiote me referenca historike për lavdinë e krahinave veç rrahin ujë në havan, kësisoj e marrin popullin për budalla. Nuk bëjnë një premtim real, nuk thonë një shifer të mundëshmë për tu realizuar.

E dini sa janë taksat në Amerikë ku të ardhurat janë deri 20 herë më të mëdha se të shqiptarëve?

Ushqimet nuk taksohen. Mallrat e konsumit taksohen 5.75 %. Të pakten në Washington DC dhe Virginia rreth kësaj shifre vërtiten, ju paraqesim faturat e disa blerjeve me veshmbathje dhe ushqime.

Si është e mundur të mos flasin për këtë, dhe as populli të mos protestojë, pa le sindikatat spurdhjake dhe shoqatat langaraqe që vjedhin dhe u lakadredhen qeverive si prostituta për ca para të qelbura. Nuk janë të qelbura mund të thotë ndokush sepse kryetaret e shoqatave kanë të paktën nga dy vila të ndertuara pas vitit 1990.

Dhe as nuk marrin guximin të kerkojnë të ulin taksat katastrofike për qytetarët shqiptarë që janë më mjeranët në Europë.

Dhe u dashka që këtyre politikanëve të pacipë tu japim votën e të bëhen ministra.

Pyeteni veten “Pse?”.

Kolec Traboini
Washington DC, 10 maj 2017

Share: